Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaSportPronari i ri i Evertonit kërkon trajnerin e mirënjohur italian

Pronari i ri i Evertonit kërkon trajnerin e mirënjohur italian

Sipas “Il Corriere dello Sport”, pronari i ri i Evertonit, Dan Friedkin, po konsideron të emërojë Maurizio Sarri si trajnerin e ri të skuadrës. Presidenti dhe pronari i Romës, Friedkin, njoftoi blerjen e Evertonit në fillim të kësaj jave, dhe sipas raportit të fundit nga “Il Corriere dello Sport”, ai po vepron shpejt për të përmirësuar situatën në Goodison Park, pasi ekipi ndodhet në vendin e 19-të në tabelën e Premier Ligës.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se miliarderi amerikan po mendon të emërojë Sarri-n, ish-trajnerin e Lazios, Juventusit dhe Napolit, si trajnerin e ri të Evertonit. Trajneri italian, fitues i Ligës së Europës në vitin 2019 me Chelsea-n, është pa ekip që kur dha dorëheqjen nga Lazio në mars të vitit 2023. Në një intervistë të fundit, ai tha se dëshironte të rikthehej në stërvitje para janarit dhe po priste për një projekt të përshtatshëm.

“Corriere dello Sport” pretendon se Sarri do të sillte trajnerin e fitnesit Daniele Tognaçini te Evertoni. Dyshja kanë punuar së bashku më parë te Juventusi. Tognaçini është një nga trajnerët më të njohur të fitnesit në Itali dhe njeriu që themeloi “MilanLab” në vitet ’90.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit