Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angelov mbajti takimin koordinues me temën “Kërcënim i jetës dhe shëndetit të njerëzve nga prania e shtuar e gjarpërinjve në zonat urbane”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Ministria për Punë të Brendshme dhe nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.
Nga QMK-ja informojnë se në takim, edhe pse kanë qenë të ftuar, nuk kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Angelov në takimin ka theksuar se për rritjen e numrit të raportimeve për gjarpërinjtë në vend, është e nevojshme që strukturat shtetërore që janë në kontakt me këtë temë të reagojnë në mënyrë adekuate parandaluese.

Advertisements
Përfaqësuesit nga Kopshti Zoologjik Shkup informuan se vullnetarisht, në kufijtë e mundësive të tyre, ndonjëherë ndihmojnë në largimin e sigurt të gjarpërinjve, ndërsa theksuan se do të ishte e dobishme në takimin e ardhshëm koordinativ të ftoheshin përfaqësues edhe nga sektori joqeveritar, konkretisht nga Shoqëria ekologjike e Maqedonisë (SHEM) (“herpatologë”), për të bërë ekspertizë profesionale.
Ata po ashtu përmendën se për momentin nuk ka raste të lëndimit të rrezikshëm apo të vdekur nga gjarpërinjtë helmues në qytetin e Shkupit, që është në domenin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Në takim u diskutua edhe për gjërat që, si në vendet e tjera bashkëkohore, kanë të bëjnë me licencat apo lejet për kapjen e ekzemplarëve të kafshëve të egra, mënyrën e kapjes së kafshës së egër, si dhe mënyrën dhe vendet ku më pas lëshohet në mënyrë të sigurt në natyrë ose në një vend tjetër të caktuar, sipas rasteve specifike. Këto janë pyetje në sferën e problemeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të cilat në buxhet duhet të ndajnë mjete financiare për trajnime, për veprim në terren dhe edukim për përballje dhe njohje të kafshëve të egra”, theksohet në kumtesën nga QMK-ja.
Në takimin koordinues u theksua se është e dëshirueshme që kjo temë të ndahet përmes bashkëpunimit me media, me qëllim të ngritjes së vetëdijes sociale dhe sigurisë së qytetarëve.