Ministria e Mbrojtjes informoi se ka mbërritur një kolonë ushtarake me automjete të reja të Armatës – automjete të lehta të blinduara JLTV Oshkosh, të cilat janë nga prodhimtaria amerikane.
“Automjetetet e lehta të blinduara JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe furnizimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të jenë mbështetje e Grupit të lehtë të batalionit të këmbësorisë në Shtip, i cili njëherësh është njësiti ynë i NATO-s”, njoftoi sot MM.
Projekti “Furnizim i automjeteve të lehta të blinduara me rrota” ka filluar në vitin 2019 me lidhjen e marrëveshjeve ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Deri më tani kanë mbërritur 32 automjete të këtij lloji.