Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit sot në Kopshtin zoologjik në Shkup organizon ngjarje për shënimin e Ditës botërore të kujdestarëve – 1 Qershori, me qëllim që të ngritet ndërgjegja publike për formën e përkujdesjes si shembull pozitiv në shoqëri.
Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit kumtoi se në bashkëpunim me Qendrën për përkrahje të kujdestarëve, të përkrahur nga Banka Komerciale, implementojnë program vjetor për socializim të fëmijëve dhe të rinjve me pengesa në zhvillim, si dhe fëmijëve të vendosur në familje kujdestare. Prej këtij viti bashkëpunimi vazhdon edhe me SOS Fshati i fëmijëve.
“Qëllimi i bashkëpunimit janë kushtet e përmirësuara për jetë të fëmijëve të vendosur në familje kujdestare. Si pjesë të këtyre aktiviteteve është edhe shënimi i 1 Qershorit – Ditës botërore të kujdestarëve, të cilën tradicionalisht e shënojmë me hepening të madh dhe shoqërim me fëmijët dhe kujdestarët”, informoi organizatori i ngjarjes.