Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeSerbët hedhin gaz lotsjellës ndaj Policisë në Zveçan, këta kundërpërgjigjen me sprej

Serbët hedhin gaz lotsjellës ndaj Policisë në Zveçan, këta kundërpërgjigjen me sprej

Policia e Kosovës është sulmuar sot para objektit të Komunës së Zveçanit nga serbët të cilët tentonin të kalonin kordonin për t’u futur me dhunë në objektin komunal, duke hedhur gaz në drejtim të pjesëtarëve të sigurisë, shkruan KosovaPress.

Në një komunikatë për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si kundërpërgjigje është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprejin, me qëllim të vënies së situatës nën kontroll.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi i sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.

“Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit