Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaSportMilevski Publikoi Listën Për Ndeshjet Kontrolluese Të Marsit, Ashtu Siç Paralajmëruam Emër...

Milevski Publikoi Listën Për Ndeshjet Kontrolluese Të Marsit, Ashtu Siç Paralajmëruam Emër I Ri Do Të Jetë Tetovari Qamili

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për ndeshjet kontrolluese kundër Moldavisë (22 mars, ora 15:30) dhe kundër Malit të Zi në Antalia të Turqisë (25 mars, ora 18:00).Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Antalia të Turqisë, aty ku ekspedita “verdhekuq” do të nis grumbullimin me datë 18 mars.Ndeshjen e parë të besuarit e trajnerit Milevski do ta zhvillojnë me 22 mars me fillim në ora 15:30 kundër Moldavisë, derisa 3 ditë më vonë (25 mars), duke filluar nga ora 18:00 do të përballen me Malin e Zi.Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Mardan”.Më poshtë mund të njiheni me listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje, e ku bie në sy emri i Lirim Qamilit, futbollistit shqiptarë me origjinë nga Nerashti i Tetovës, i cili luan në Danimarkë me skuadrën e Hvidovre.“infOSport.mk”, një gjë të tillë ju kishte paralajmëruar që më herët, me Qamilin, që në këtë mënyrë bëhet emri i 6-të shqiptarë, pas Enis Bardhit, Agon Elezit, Visar Musliut, Erdon Dacit dhe Ezgjan Alioskit. Sulmuesi Lirim Qamili i lindur në Danimarkë, por me origjinë nga Nerashti i Tetovës, e që aktualisht luan me ekipin e Hvidovre në Superligên daneze🇩🇰, do të jetë emri më i ri në listën e trajnerit Bobi Milevski për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Moldavisë (22 mars) dhe Malit të Zi (25 mars) që do të luhen në Antalia të Turqisë🇹🇷

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit