Bilall Kasami sot ka njoftuar për vijimin e punëve ndërtimore në disa rrugë të Tetovës.
“Dje në punë me Bulevardin, sot në punë me një rrugë tjetër!
Rikonstruim total
Punët vazhdojnë edhe në pjesën tjetër të rrugës “Vll.Milladinov”. Nga largimi i asfalltit e deri te instalimet nëntokësore, për t’ju ofruar qytetarëve rrugë me standarde cilësore dhe moderne. Po punohet me intensitet të lartë çdo ditë edhe përkundër vështirësive dhe pengesave që na dalin.
Ne punojmë, ata flasin, ky është #ndryshimi!
Jo vetëm në kohë zgjedhjesh, ne punojmë gjithmonë për qytetin dhe qytetarët” shkruan Kasami në facebook.