Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeNë 20 vjet mbeti shtatzënë 15 herë: Ka 12 fëmijë dhe nuk...

Në 20 vjet mbeti shtatzënë 15 herë: Ka 12 fëmijë dhe nuk ka ndërmend të ndalojë

Jeta e Zoe Sullivan, 44 vjeç, nga Skocia Veriore, është çdo gjë tjetër veçse e zakonshme. Ajo dhe bashkëshorti i saj Ben (48) kanë 12 fëmijë, por nuk kanë ndërmend të ndalen me zgjerimin e familjes – transmeton britanikja Sun.

Kjo nënë ndan rregullisht përvojën e saj me sfidat e të pasurit një familje të madhe në llogarinë e saj TikTok. Zoe dhe Ben kanë nëntë vajza dhe tre djem. Fëmija i tyre më i vogël është ende foshnjë, ndërsa më i madhi është 18 vjeç.

Siç tregon Zoe, në 20 vitet e fundit ajo ka mbetur shtatzënë deri në 15 herë. Në periudhën ndërmjet viteve 2004 dhe 2009, si dhe nga viti 2011 deri në vitin 2013, ajo ishte shtatzënë pothuajse çdo vit. Pas një pushimi të shkurtër, ajo ishte përsëri shtatzënë në 2015, 2016, 2017, 2021 dhe 2022.

Edhe pse tashmë ka 12 fëmijë, Zoe dhe bashkëshorti i saj Ben planifikojnë ta zgjerojnë edhe më shumë familjen.

Ëndrra e tyre është që e gjithë familja të jetojë në një shtëpi të madhe me një kopsht. Zoe shpesh ndan detaje të jetës së përditshme të familjes së saj të madhe – nga paketimi i një sasie të madhe këpucësh dhe rrobash për pushime, te një rutinë e nxituar e mëngjesit që përfshin gërshetën e flokëve të vajzave të saj para se të shkojnë në shkollë.

Videot e kësaj nëne kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale. Një nga regjistrimet ka mbi 18 milionë shikime.

“Me çfarë jetoni dhe si i ushqeni kaq shumë fëmijë?”

Sa dhurata janë ato për ditëlindje apo për Krishtlindje?

Si planifikoni të paguani për kolegjin e fëmijëve tuaj? – janë vetëm një pjesë e komenteve të shumta.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit