Në Ohër prej sot deri më 18 maj do të organizohet takimi me titull “Ditët ballkanike për siguri kibernetike 2023”, në organizim të Qendrës së Gjenevës për menaxhim me sektorin e sigurisë (DCAF – Geneva Centre for Security Sector Governance), Forumi për përballje me incidente dhe ekipe të sigurisë (FIRST- Forum for Incident Response and Security Teams) dhe Qendra Kombëtare MKD-CIRT për reagim ndaj incidenteve kompjuterike pranë Agjencisë për komunikime elektronike.
Siç informohet nga Agjencia për komunikime elektronike, ky event është i pari nga një seri ngjarjesh të planifikuara në kuadër të zbatimit të projektit “Qeverisja e mirë në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” të mbështetur nga Zyra për punë të jashtme, komonuelti dhe zhvillimi i Mbretërisë së Bashkuar.
Në takimin në Ohër pritet të marrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa do të hapet nga drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Jeton Akiku, zëvendësdrejtori i Qendrës së Gjenevës për menaxhim me qendrën e sigurisë, Mark Douns dhe kryesusei i Forumit për përballje me incidente dhe ekipe të sigurisë, Serzh Drost.
Në hapje të manifestimit, siç njoftuan organizatorët, me fjalimin e tyre do të drejtohen edhe zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Endrju Brand (Andrew Brand).
“Në këtë ngjarje pjesëmarrësit do të mund të fitojnë njohuri, domethënë të përmirësojnë aftësitë e tyre për zbulimin e incidenteve dhe trajtimin e tyre, si dhe për të dhënë një përgjigje të përshtatshme brenda organizatës së tyre, për të rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin e tyre për lloje të reja të kërcënimeve dhe tendencave në sigurinë kibernetike dhe për të forcuar aftësinë e tyre për të kryer hetime mjekoligjore dhe testime depërtimi. Në këtë ngjarje dhe në vijim, është planifikuar të zgjerohet në mënyrë profesionale rrjeti i bashkëpunimit mes profesionistëve të kësaj fushe, si në rajon ashtu edhe më gjerë, duke njohur teknikat dhe procedurat e ekspertëve kryesorë të sigurisë kibernetike, të cilët do të kenë prezantimet e veta”, qëndron në kumtesën nga Agjencia për komunikime elektronike.
Me këtë ngjarjen theksohet edhe rëndësia e Qendrës Kombëtare për reaggim ndaj incidenteve kompjuterike MKD-CIRT, e cila punon si pjesë e Agjencisë për komunikime elektronike dhe e cila është pjesë e pikave të kontaktit të organizatave ndërkombëtare të lartpërmendura që janë lider në fushën e sigurisë kibernetike dhe të cilat janë pjesë e projektit “Qeverisja e mirë në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”.