Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeMinistri i MPB-së, Toshkovski: Pasaporta e vjetër vlen në Gjermani dhe Zvicër,...

Ministri i MPB-së, Toshkovski: Pasaporta e vjetër vlen në Gjermani dhe Zvicër, por jo në Maqedoni, çfarë turpi

Pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, është turp që nuk vlen edhe në Maqedoni, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Është e qartë se Ministria e Brendshme po bën më të mirën, por dua të përsëris zgjidhjen e vuajtjes së qytetarëve, që 61 deputetë të arsyetojnë rrogën që marrin nga po këta qytetarë dhe të shtypin butonin siç e ndryshuan Ligjin për siguri në komunikacion, për ta ndryshuar Ligjin për dokumentet rrugore.

Është turp që Maqedonia i ka burgosë qytetarët, dhe ata mund të lëvizin lirshëm brenda Gjermanisë, Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës e kështu me radhë me dokumente udhëtimi me emrin e vjetër. Ata kanë gënjyer popullin gjatë gjithë kohës, kanë gënjyer edhe partnerët e tyre ndërkombëtarë. Por fakti është se pasaporta maqedonase me emrin e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicra thjesht nuk mund të përdoret në Maqedoni. Deputetët të veprojnë sipas propozimit të ligjit për pasaporta që ua kam dorëzuar”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme nga Qeveria teknike, Pançe Toshkovski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit