Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeFushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare nga 18 prilli deri më 6 maj

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare nga 18 prilli deri më 6 maj

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti, fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të 6 majit, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sipas librit të afateve të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.

Rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, më së voni më 2 maj deri në orën 24:00.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për deputetë duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 2 prill, deri në orës 24:00 – 35 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve për deputetë KSHZ-ja do ta mbajë më së voni më 13 prill.

Inspektimi publik i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt, ndërsa do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në të cilën mund të dorëzohen edhe kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Mediat dhe mediat elektronike (portalet e internetit), nëse ofrojnë reklama politike me pagesë për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, janë të obliguara të regjistrohen në KSHZ në afat prej tri ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Transmetuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk regjistrohen në KSHZ, nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklama politike me pagesë, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit