Grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë propozim për ndryshime ligjore me të cilat do të vazhdohet vlefshmëria e lejeve për vozitje, librezave tëqarkullimit dhe polisave të sigurimit.
“Me ndryshimet në ligj, qytetarët mund të vazhdojnë t’i përdorin ato në territorin e shtetit. Ndërkohë, qytetarët nuk duhet të dënohen, askush nuk duhet të dënohet për pjesëmarrje në trafik. Kjo është një zgjidhje e përshtatshme, lejet e drejtimit janë për përdorim të brendshëm dhe duhet të mbeten të vlefshme. Për këto zgjidhje ligjore presim mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë”, deklaroi Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.