Në ditën kur u njoftua se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me jetë në Shkup, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nga Nju Jorku ku mori pjesë ne mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dërgoi mesazhe se Kurti dëshiron që në Maqedoni ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin. Me këto deklarata, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duket se i del në krah BDI-së dhe Ali Ahmetit. Kujtojmë se Vuçiq e Ahmeti kohë më parë ishin takuar në Ohër në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur”.
“Atje ka zgjedhje, ai (Kurti) kandidon atje dëshiron të udhëheqë edhe me Maqedoninë e Veriut. E kam seriozisht. Dëshiron ta fitojë Ali Ahmetin dhe BDI-në që pas zgjedhjeve të majit të udhëheqë me Maqedoninë”, deklaroi Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.