Dje mbrëma (20-mars) rreth orës 22:30, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë e kanë privuar nga liria 33-vjeçarin I.I. nga Shipkovica e Tetovës, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive dhe në mënyrë të paautorizuar i kishte inçizuar ata gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.