Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 285 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 107 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 17 për mosvënien e rripit të sigurisë.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 15 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
“Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njoftojnë nga MPB-ja.