Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajme27 ankesa të dorëzuara për parregullsi gjatë zgjedhjeve, KSHZ-ja pranon vetëm 7

27 ankesa të dorëzuara për parregullsi gjatë zgjedhjeve, KSHZ-ja pranon vetëm 7

Nga 27 ankesat e dorëzuara nga partitë politike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka pranuar 7. Në njësinë e pestë zgjedhore në bazë të ankesave të deritanishme, rivotim mund të ketë në 6 vendvotime. Dy në Krushevë, dy në Dollnen dhe nga një në Strugë dhe Ohër.

Rivotimi në këto gjashtë qendra votimi mund t’i merr një mandat Fronti Evropian dhe i njëjti të shkojë në adresë të LSDM-së apo Koalicionit për të Ardhme Evropiane.

Rivotim mund të ketë edhe në Zhelinë, përkatësisht në fshatin Llërcë në vendvotimin 2101 ku u konstatua ditë më parë parregullsi zgjedhore. KSHZ-ja hapi materialin e besueshëm zgjedhor nga ku rezultoi se një fletëvotim është tepër në kuti, ndërsa nga materiali i mbetur mungojnë tri fletë. Dyshimet ishin për “tren bullgar” dhe për këtë arsye KSHZ-ja vendosi të pranohet ankesa e Koalicionit VLEN. Rivotimi në Zhelinë dhe jo vetëm në kuadër të njësisë së gjashtë zgjedhore, mund të sjell ndryshim në mandate për Frontin Evropian, përkatësisht t’i merret një mandat dhe i njëjti t’i jepet koalicionit VLEN. Në këtë situatë, rezultati mes palëve do të ishte 8 me 8.

Pas pranimit të ankesave, palët kanë të drejtë që në afat prej 48 orëve të apelojnë në Gjykatën Administrative. Ankesa e tyre duhet proceduar më pas nga kjo gjykatë brenda 48 orëve të ardhshme dhe duhet të merret vendimi gjyqësor. Varësisht tij do të dihet nëse ka ose jo rivotim në këto qendra për të cilat janë pranuar ankesat mbi bazën e dyshimeve për parregullsi zgjedhore.

Për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, partitë kanë dorëzuar gjithsej 27 ankesa, prej tyre 10 koalicioni VLEN, 8 nga VMRO-DPMNE-ja, 5 nga LSDM dhe 4 nga partia E Majta.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit