Monday, March 17, 2025
spot_img
BallinaKronika e zezë20-vjeçarja dëshmon për tragjedinë: Po iknim, s’e di ku është motra ime,...

20-vjeçarja dëshmon për tragjedinë: Po iknim, s’e di ku është motra ime, rashë dhe njerëzit më shkelnin

Marija Taseva, një 20-vjeçare e cila ka mbetur e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, dëshmoi se në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur një rrëmujë të madhe, raportojnë mediat maqedonase.

Ajo ka treguar se si të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin, ndërsa nuk di gjë për motrën e tij, e cila ishte me të. Tha se s’po mund ta gjejnë as në spital

Të gjithë nisën të vraponin jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë apo jo, përfundimisht në Shkup”, tha ajo,

“Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht isha në tokë me fytyrë”, tha Taseva

Babai i saj tha se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.

Të paktën 51 persona vdiqën si pasojë e zjarrit në këtë klub nate në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, siç bëri të ditur më herët ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit