Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajme110 mijë pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës për 10 ditë

110 mijë pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës për 10 ditë

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, është shprehur se mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë përmes këtij aeroporti.

Sipas Garës, kërkesa më të mëdha ka për shkak të festave të fundvitit, por edhe për shkak të liberalizimit të vizave.

“Shumica e qytetarëve kanë marrë informacionin e duhur, pasi që kanë marrë fletushka në aeroport nga Ministria e Jashtme se cilat kushte duhet plotësuar për të udhëtuar pa viza”, tha Gara për Klanin.

Ajo shtoi gjithashtu se ditët në vijim do të dalin me statistika të përgjithshme.

Vetëm gjatë dhjetorit të vitit të shkruar në “Adem Jashari” kishte pasur 148 mijë ardhje kundrejt 110 shkuarjeve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit