Shërbimet e urgjencës çeke raportojnë se në incidentin e armatosur të sotëm që ndodhi në qendër të Pragës kanë humbur jetën 11 persona, përfshirë edhe sulmuesin, gjë e cila u konfirmua më herët nga policia.
Është raportuan se nëntë persona janë në gjendje të rëndë, pesë deri në gjashtë me lëndime mesatare, ndërsa 10 persona me lëndime të lehta.
Ata theksojnë se shifrat nuk janë përfundimtare pasi jo të gjithë kanë dalë nga godina e fakultetit.